Fushata elektorale, këngëtarët mbushin xhepat
Duket se dhe në Shqipëri tashmë ka lindur fryma e fushatave elektorale përmes imazheve artistikë. Këtë herë do të përqëndrohemi tek këngëtarët dhe bindjet e tyre politike. Në faktë kanë qënë gjithmonë të kujdesshëm që mos ti shprehin hapur ato. Por në fakt nëpërmjet pjesmarrjeve të tyre në disa konncerte të organizuara nga parti të ndryshme në Shqipëri, në mënyrë indirekte është dalluar dhe bindja e tyre politike. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Tiranë në ditët e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato, shumë këngëtarë mbushën skenat e ngritura në Tiranë për festime. E megjithëse festuan dy partitë më të m ëdha në vend në ditë të ndryshme, edhe këngëtarët ishin të ndryshëm dhe pothuajse të njëjëtët pjesmarrës dhe në koncertete respective më parë. Kështu artistët tanë shqiptarë socialist ishin grupi i shpalluar tashmë West Side Family, të cilët prej vitesh janë bërtë mbështetësit krysorë të Edi Ramës, e më pas pasohej nga Produkt 28 apo Julka e të tjerë këngëtarë. Ditën e dytë të ardhjes së delegacionit skena në shesh i takonte këngëtarëve blu që këtë herë ishin një grup po qa i njohur sad he të parët Elita 5 apo Jonida Maliqi, Redon Makashi, Kthjellu e të tjerë. Ajo që duam të sjellim është më tepër ndarja që ndodh mes artistëve dhe këtë herë këngëtarëve. Gjithnjë të kujdesshëm për të treguar preferencat e tyre politike, por që duket se pjesmarrja në këto aktivitete I grupon ata në një bindje. Shpesh në biseda kofidenciale nuk është se shprehen se shkojnë vetëm për lekë ëpo për të marë pjesë në skena dinjitoze, por duke përkrahur një parti apo tjetërën, nuk do të mungojnë kurrë në aktivitetet e tyre. Në faktë në të tilla raste partite paguajnë mirë. Natyrisht të mbuluar apo të zbuluar këngëtarët shqiptarë janë me doemos përkrahës të njërës apo tjetrës parti.