E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, mjekë vullnetarë në Shkodër

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të kontribuar me shërbim falas në të gjithë zonat e Shkodrës që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Gjatë një mbledhje të organizuar nga drejtoria e QSUT-së dhe dekanati i fakultetit të mjekësisë drejtori i kësaj drejtorie, Ilir Dashi u shpreh se vendi ynë është në gadishmëri maksimale dhe se stafet mjekësore janë në gadishmëri.
Ndërkohë nga ana tjetër dekani i fakultetit të Mjekësisë i ka karkuar të gjithë pedagogeve të japin një kontribut sipas dëshirës nga rroga e tyre për të kontibuar në përmirësimin e gjendjes të të dëmtuarve nga përmbytjet në Shkodër dhe zonat përreth.
Aktualisht një pjesë e mirë e mjekëve nga Tirana janë zhvendosur në zonat e përmbytura ku janë në gadishmëri prej disa ditësh. E njëjta situatë gadishmerie është edhe në QSUT.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›