Geri përgatitet për dasmë

Gery Halliwell ka qenë e zënë me planifikimin e dasmës së saj. Sipas thashethemeve ajo është në prag të martesës me Henry Beckwith.
Ish anëtarja e grupit Spice Girl është parë tek sa vizitonte kishën në vendlindjen e saj me mikun më të mirë Kenny Goss, ish të dashurin e George Michael.
Shokët kaluan një orë në shoqërim të priftit në St-John-at-Hampstead në veri të Londrës para se Geri 37 vjeçare dhe Kenny morën makinën e ahengjeve për të vizituar pastaj dizanjerin me famë botërore Thom Sweeney në Mayfair.
Një kalimtarë i rastit pyeti Kennin se kë duhet ta uronin për dasmë?
Qytetari i Teksasit Kenny drejtoi gishtin kah Geri duke belbëzuar, hmm , mendova ne të dy.
Ata pastaj vizituan dyqanin e veshjeve të brendshme Aubin & Wills, ku Geri edhe bleu një palë të mbathura të kuqe.
Dëshmitarët thanë se Geri dhe Kenny dukeshin sikur po aranzhonin planifikimet e dasmës.
“Ata ishin në kishën e vjetër të qytetit bashkë me priftin, para se të gjenin fustanin adekuat. Ajo nuk do të tregonte për dasmën por shokut të saj Kennit i shpëtoi nga goja”, tha ky dëshmitar.
Geri është në lidhje me Henrin 30 vjeçar që nga prilli i kaluar, cili është edhe agjent i njohur i patundshmërive.
Para Henrit ajo ishte e fejuar me biznesmenin e njohur të jahteve, italianin FABRIZIO POLITI.
Ajo po ashtu ka qenë në lidhje edhe me DJ-un Chris Evans dhe këngëtarin e njohur britanik ROBBIE WILLIAMS.