E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: 100 milionë dollarë ndihma për Haitin

Presidenti i SHBA-së Barak Obama në një konferencë për shtyp duke iu drejtuar popullit të Haitit theksoi se amerikanët solidarizohen me ta për tragjedinë e ndodhur duke shtuar se SHBA-ja do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për ta.
Sipas Obamës ushtria amerikane do të jetë e pranishme në ndihmë të banorëve të Haitit por do të largohen vetëm qytetarët amerikanë. Obama gjithashtu premtoi më shumë ndihma për banorët në Haiti dhe theksoi se SHBA-ja dhe bota po qëndojnë dhe solidarizohen me ta.
"Po dërgojmë ndihmat e duhura, ndërkohë që po ndërhyn edhe ushtria", ka pohuar Obama, duke shtuar se numri i viktimave është shumë i lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›