Mëngjes eksplozivësh

Shpërthimi i parë u regjistrua në rrethin e Malësisë së Madhe, ndërsa shpërthimi tjetër ka ndodhur në Tiranë, ku në shënjestër ka qenë automjeti i një efektivi policie.
Ngjarja në Tiranë
Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e sotëm në një automjet të një oficeri të policisë së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të Komisariatit nr 2 në kryeqytet, bëhet me dije automjeti me targa gjermane ishte në pronësi të efektivitet E. Zhupa, teksa qëndronte e parkuar. Nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar. Forcat e rendit dhe skuadrat e hetimit shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet. Dyshohet paraprakisht se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Zhupës. Makina është shkatërruar plotësisht. Policia nuk ka asnjë të dyshuar deri më tani.
Ngjarja në Malësi të Madhe
Ujësjellësi i fshatit Rrjoll në rrethin e Malësisë së Madhe u shkatërrua me lëndë shpërthyese në orët e hershme të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, ku janë dëmtuar plotësisht tubacionet. Nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por të paktën 50 mijë banorë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Për ngjarjen, nuk ka ende të dyshuar, ndërsa forcat e policisë shkuan atje ku nisën hetimet. Pritet sqarimi i ngjarjes. /S.Ll/Start/
2012-06-17 09:05