"QSUT, ndryshime ose i bejme vete"

Shefat e pavijoneve te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" reagojne pas deklarates se bere nga ministri i Shendetesise, duke pohuar se jane te gatshem per ndryshime. Sipas tyre, prej nje kohe te gjate kerkohet ndryshimi i statusit te QSUT-se dhe menyra e funksionimit te ketij institucioni. "Ne jemi te gatshem qe t'u nenshtrohemi reformave te plotikiberesve, por deri me tani nuk kemi pare asnje te tille", shprehen shefat e pavijoneve te QSUT-se. Nderkohe qe, grup mjekesh jane zotuar se do te hartojne nje strategji te re per funksionimin e QSUT-se dhe me pas do ia propozojne ate Ministrise se Shendetesise.
Reagimi
Plagosja e mjekut Ali Refatllari, ka bere qe mjeket e QSUT-se te shperthejne, duke nxjerre ne pah ato cka deri me tani kaloheshin perciptazi ne kete qender. Ne tubimin e pak diteve me pare, mjeke por edhe shefa te pavijoneve, kane pohuar se sistemi aktual shendetesor eshte i kalbur dhe me te nuk mund te ecet perpara. Por, nga ana tjeter, ministri i Shendetesise ka hedhur te tjera akuza, duke pohuar se shefat e pavijoneve e shohin QSUT-ne si nje prone private, ku dhe kane formuar klanet e veta. Ky fakt nuk eshte pranuar nga mjeket, te cilet kane pohuar se deri me tani nuk kane pare asnje lloj ndryshimi, por jane te gatshem te bashkepunojne per te sjell eren e ndryshimeve. "Ne aktualisht jemi duke punuar nje strategji per menyren se si duhet te ndryshoje QSUT. Kete strategji do ia paraqesim edhe Ministrise se Shendetesise, e cila duhet ta marre parasysh, pasi ne jemi ata qe njohim me nga afer problemet e ketij institucioni shendetesor", kane pohuar shefat e ketij pavijoni. Sipas tyre, reformat qe jane bere deri me tani nuk kane qene te tilla, pasi nuk ka pasur asnje lloj ndryshimi.
Operacionet
Ceshtja e operacioneve, monopolet qe kane krijuar shefat per kryerjen e tyre, eshte nga akuzat e tjera te ministrit te Shendetesise, nderkohe qe nuk eshte pranuar aspak nga shefat apo mjeket e vjeter. "Ne operacionet qe kryejne jane edhe mjeket e rinj ata qe asistojne dhe qe mesojne shume nga keto nderhyrje kirurgjikale, ashtu sikurse ka ndodhur edhe me ne. Mjeket e rinj behen pjese e praktikes se operacioneve", eshte shprehur nje prej mjekeve me te vjeter te QSUT-se, Flamur Tartari. Vete bluzat e bardha propozojne nje zgjidhje per kete situate. Aktualisht shperndarja e operacioneve eshte sipas preferencave te pacientit. Kjo ka bere qe nderhyrjet te perqendrohen ne duart e pak emrave te njohur te mjekesise. Dikur ne kohen e monizmit, ishte shefi i klinikes qe ndante operacionet me ane te nje grafiku qe perfshinte rast pas rasti mjeket e rinj. Ata operonin nen asistencen e mjekeve te vjeter, duke krijuar keshtu nje zinxhir qe zevendesonte moshat e pensionit dhe ingranonte ata qe dilnin nga shkolla. Ndersa sot, nuk ka asnje lloj menyre per integrimin e mjekeve te rinj ne sallat e operacioneve, pervecse ndonje asistimi te mundshem per operacionet e thjeshta.
Ndoka :"Shefat e pavijoneve e shohin QSUT si prone private"
Shefat, te cilet kundershtojne reformat ne sistemin shendetesor, shihen nga ministri i Shendetesise si nje klan, qe ka instaluar interesat e veta brenda sektorit publik, dhe nuk mund te ndahen nga e kaluara. Pas akuzave, qe drejtues te pavijoneve kane ngritur drejtpersedrejti per menyren se si po drejtohet sistemi shendetesor, ministri Ndoka ka reaguar, duke pohuar se ne QSUT jane krijuar monopole dhe klane te operacioneve. "Por, ka edhe individe, qofshin keta mjeke apo profesore te shquar, qe brenda institucionit publik, kane instaluar sistemin e interesave private, kane krijuar feudin e tyre te vogel dhe e kane shfrytezuar ate maksimalisht per interesin e vet. Reforma reale i jep fund kesaj gjendjeje stanjacioni, krijon premisa per ndryshime te shpejta dhe per standarde te reja", ka pohuar Ndoka.
Reforma e re, rezultatet per nje kohe te shkurter
Reforma e re, e cila eshte duke u hartuar nga Ministria e Shendetesise, pritet qe rezultatet t'i jane brenda nje apo dy viteve. Keshtu, pas privatizimit te hotelerise dhe kuzhines, QSUT ka marre nje tjeter pamje, nderkohe qe ceshtjet me madhore te kesaj reforme jane duke u punuar ende. Keshtu, dy ligje baze qe jane hartuar aktualisht dhe priten te miratohen jane nje pjese e kesaj reforme, e cila do te ndryshoje menyren e funksionimit te sistemit shendetesor. Dhe jane pikerisht ligji "Per kujdesin shendetesor" dhe ai "Per financimin e sistemit shendetesor" qe priten te miratohen ne parlament.