"Vjedhja e shekullit", pranga "Lypenit" shqiptar

Nje nga hajdutet me te medhenj ne Shqiperi eshte arrestuar pasditen e djeshme ne qytetin e Fierit. Armand Mucaj, 37 vjec, i mbiquajtur "Lypeni" shqiptar, kerkohej prej dhjete vjetesh. Ne ngarkim te tij ka nje vendim te Gjykates se rrethit te Vlores, e cila ka marre masen e sigurise "arrest me burg" per personin e akuzuar se ka grabitur me arme, ne bashkepunim me persona te tjere, rreth 1 miliard e 700 milione lireta nga kasaforta e biznesmenit te njohur vlonjat, Sulo Shehu.
Arrestimi
Ka qene ora 14:00 e pasdites se djeshme, kur forca te shumta policie te Drejtorise Policise Qarkut Vlore, te policise Fier, si dhe automjete te FNSH-se, pasi kishin mbajtur per pak ore nen mbikeqyrje 37-vjecarin, kane vendosur te nderhyjne. Armand Mucaj ka qene duke levizur me nje automjet tip "Jeep Patrol" ne unazen e re te qytetit te shetitorja "Skenderbeu", rreth 50 metra para se te shkosh tek Ura e Sheqit. Ne operacionin e koduar "Vjedhja e shekullit", forca te shumta policie i kane prere rrugen duke e bllokuar. Arrestimi i tij ka qene i papritur per te dhe ai vete eshte habitur, por, pasi eshte derguar ne polici, ka marre vesh se eshte pikerisht ai personi qe akuzohet per grabitjen e biznesmenit Sulo Shehu, gjest i cili ne ate kohe eshte quajtur prej policise si "vjedhja e shekullit". Gjate shoqerimit, Armando Mucajt iu sekuestruan ne cilesine e provave materiale nje automjet tip "Benz Reggina" me targa FR 9889 B, kater celulare tip Nokia me karta SIM, tre karta SIM, 2.780 euro, 100 dollare kanadeze, 200 dollare amerikane dhe 24400 leke.
Ngjarja
Me daten 13 korrik te vitit 1998 rreth ores 02:00 te mengjesit, persona te armatosur dhe te maskuar jane futur ne banesen e biznesmenit Sulo Shehu ne lagjen "28 Nentori" te qytetit te Vlores dhe kane vjedhur nepermjet perdorimit te armes nje shume parash prej 1 miliard e 700 milione lireta italiane. Ne banese ne kohen e ngjarjes gjendeshin nipat e Shehut, te cilet kane qene ne gjume. Pronari i baneses nuk ndodhej diten e ngjarjes, pasi ishte larguar per pune jashte vendit. Autoret, te cilet ishin tre persona te armatosur dhe te maskuar, pasi kane neutralizuar rojet e baneses dhe lidhur ata, jane futur ne ambientet e brendshme nepermjet ballkonit. Ata i kane urdheruar anetaret e familjes Shehu te mos leviznin e te mos benin rezistence. Me pas, nen kercenimin e armeve, i kane lidhur te gjithe personat e pranishem me shirit natribani dhe kane shkuar ne vendin ku ndodhej kasaforta e biznesmenit, ne korridorin e baneses. Autoret e kane terhequr zvarre kasaforten, duke e zbritur neper shkalle. Me pas e kane hipur ne nje makine, me te cilen jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Kasaforta eshte gjetur me pas e braktisur ne lagjen "24 Maji" te qytetit te Vlores, ne nje ndertese te pabanuar, afer vendit te quajtur fusha e druve. Kane qene gjurmet e gishterinjve qe kane vene blute ne gjurmet e autoreve, pasi eshte rihapur dosja e mbyllur prej vitesh.
Peripecite
Biznesmeni Sulo Shehu, nder investitoret e pare ne Shqiperi, ka pasur shpesh probleme me elementet kriminale. Ne vitin 1997, atij i jane vjedhur ne banese 560 milione lireta italiane. Sulo Shehu nuk njihet per konflikte ne qytet, nderkohe qe ne qershor te vitit '99, Alfred Nebiu, i njohur me pseudonimin "Kakami", i cili kishte vetem nje jave qe kishte dale nga burgu, i ka vene atij nje gjobe prej 238 milione e 100 mije liretash. Me 23 prill te vitit 2003 merret peng nipi i tij, Klajdi Shehu. Ne kembim te te riut, pengmarresit i kerkuan biznesmenit 10 milione dollare. Policia beri te mundur lirimin e Klajdit dhe arrestimin e pese pengmarresve.
Kush eshte Sulo Shehu
Sulo Shehu eshte nje nga biznesmenet me te fuqishem dhe nder me te njohurit ne vend. Aktiviteti me i madh qe Sulo Shehu ka ne pronesi eshte ai i cimentos, si pronar i firmes se cimentos "Kolacem" sh.p.k, dhe tregtar karburanti. Ai sjell ne Shqiperi mesatarisht 500 mije tone cimento ne vit dhe vetem dogane paguan afersisht rreth 7 milione dollare ne vit. Sulo eshte pronar i dy hoteleve, njeri ne qender te Vlores dhe tjetri ne ane te detit. Gjithashtu, ai zoteron edhe nje plazh privat, rreth 5 mije metra katrore, te cilin e ka blere per shumen 400 mije dollare. Aktivitetin e ka nisur me 3 milione leke te vjetra, duke u marre fillimisht me kambizem, tregti rrobash te perdorura e elektroshtepiake. Sulo Shehu eshte me arsim te mesem, i martuar dhe me kater femije.