E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statuti, Topi bind Duken dhe Pangon

Ndodhi ajo qe pritej, ose me sakte, ndodhi ajo qe pati premtuar Presidenti Bamir Topi, nje ndihme brenda te gjithe autoritetit te tij. Prej me se dy javesh, pritej me padurim ky takim, qe shikohej si dritarja e vetme, nga ku mund te hynte paqja mes shtetit dhe federates. Qe prej dates 28 shkurt, kur ministri Pango firmosi pjeserisht statutin e federates (pjeserisht sepse nga te gjitha faqet, u la vetem nje faqe pa firme), ka mbizoteruar vetem nje atmosfere gri e mbushur me mungese deshire per bashkepunim. Si ministria, ashtu edhe federata nuk hiqnin dore nga e tyrja. Te dyja pretendonin dhe e vishnin pozicionin e tyre me drejtesi. Por, vetem dje, ministri i MTKRS-se, Ylli Pango, dhe presidenti i FSHF-se, Armand Duka, kane sheshuar gjithcka, duke u zotuar se do te kerkojne t'i japin fund situates aktuale. Ministri Pango do te firmose statusin e federates se futbollit, ndersa kreu i FSHF-se eshte dakord qe neni famekeq 53, te qendroje i ngrire deri ne nje vendim tjeter, vendim qe do te merret pas ngritjes se nje grupi pune katerpalesh mes FIFA-s, UEFA-s, MTKRS-se dhe FSHF-se. Dy organizmat me te larte te futbollit boteror kishin propozuar pikerisht kete marreveshje (ideja ishte e shefit te marredhenieve nderkombetare ne FIFA, Zherom Shampanj) per te shmangur konfliktin e tejzgjatur, qe mund te sillte edhe perjashtimin perfundimtar te Shqiperise. Sa per kronike, pritet heqja e pezullimi nga dy organizmat e larte te futbollit boteror, gjithcka do te kthehej ne normalitet. E para, klubet shqiptare do te kishin mundesine te luanin ne Kupat e Evropes dhe nuk do te pengohej zhvillimi i ndeshjes miqesore me Polonine, cka do te sillte qendrimin e trajnerit holandez, Ari Han, ne krye te kuqezinjve.

Ne oren 11:00, ministri i Sporteve, Ylli Pango dhe presidenti i futbollit, Armand Duka, i jane drejtuar shkalleve te presidences, per te zhvilluar takimin qe premtonte kthesen e madhe. Bisedimet nuk kane zgjatur shume. Palet kane marre mbeshtetjen e Presidentit Topi, i cili premtoi se do te beje cmos per te ndihmuar futbollin, duke shfrytezuar te gjithe pushtetin ligjor qe ka ne dore. Pas takimit, si ministri Pango, ashtu edhe presidenti Duka kane vleresuar mjaft rolin e kreut te shtetit. Zgjidhja e krizes mes MTKRS-se dhe FSHF-se, nuk do te kishte ecur me ritme kaq te shpejta, nese nuk do te kishte qene nderhyrja e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, nje tifozi te thekur te futbollit, situata edhe mund te kishte precipituar edhe me keq.

Edhe gjyqi po i afrohet fundit

Ka qene deklarata e presidentit te FSHF-se, Armand Duka, i cili pohoi se ministri ka deklaruar ne takim se nuk ka asnje lidhje me gjyqin mes ministrise dhe federates, gjyq i cili ka nisur dy vjet me pate. "Ajo qe mund te konfirmoj une eshte se ministri ka deklaruar para Presidentit se nuk ka asgje ne lidhje me gjyqin, por do te kontribuoje ne lidhje me regjistrimin e statutit te federates", theksoi presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, perpara mediave.

Pango: U realizua kerkesa ime

Ministri Pango ishte vertet i kenaqur me zgjidhjen. Sipas tij, gjithcka qe ndodhi, ishte e njejta kerkese e dates 28 shkurt, kur vete kreu i sporteve pati firmosur statutin e FSHF-se. Ministri Pango theksoi se pret qe pezullimi ndaj Shqiperise te hiqet shpejt. "Do t'u them vetem pak fjale, por deshiroj te m'i riprodhoni saktesisht. U realizua ajo qe kam kerkuar qysh me daten 20 shkurt 2008, kur kam nenshkruar statutin e FSHF-se, me perjashtim te nenit 53. FIFA ra dakord po ashtu sikunder edhe presidenti, qe ky nen eshte antiligjor te ngrije dhe statuti te jete i firmosur, sic e kam firmosur, me 20 shkurt, me perjashtim te ketij neni 53. Pra, u pa e arsyeshme, ajo qe kam thene me 20 shkurt. Ky nen te ngrije deri ne momentin kur nje grup ekspertesh te vijne ne Tirane dhe te bejne ndryshimet perkatese, qe do te arrije te sjelle edhe heqjen e pezullimit. Kur do ta mbroje punen ky grup, besoj se shume shpejt. Thelbi eshte ky, UEFA dhe FIFA rane dakord qe ky nen nuk eshte i pershtatshem", perfundoi deklaraten e tij ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango.

Duka: Do te ngrijme nenin 53

Presidenti i FSHF-se, Armand Duka, kishte me shume se nje arsye per te qene i kenaqur me rezultatet e takimit. Firmosja e statutit do t'i sjelle heqjen e pezullimit Shqiperise dhe ai do te regjistrohet perfundimisht ne Gjykaten e Tiranes. "Sot (dje), edhe sic jeni te informuar, ne kete takim te iniciuar nga Presidenti Topi kemi zhvilluar nje debat per zgjidhjen e krizes. Ne te njejten kohe, Federata Shqiptare e Futbollit do te pezulloje zbatimin e atij neni, per te cilin ministri ka pretendime deri ne nje kohe te dyte. Me kontributin e perbashket dhe kryesisht te Presidentit, behet i mundur regjistrimi i statutit te Federates Shqiptare te Futbollit ne Gjykaten e Tiranes, dhe pas marrjes se ketij konfirmimi, duke ia cuar edhe organizmave nderkombetare, ne baze edhe te premtimit te FIFA-s, do ta heqe kete pezullim te perkohshem te Shqiperise. Do te ngrihet nje grup pune i perbashket nga FIFA, UEFA, MTKRS-ja dhe FSHF-ja per te zgjidhur te tere ceshtjet e tjera te mbetura pezull", perfundoi deklaraten e tij ne lidhje me takimin ne presidence, kreu i FSHF-se, Armand Duka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›