QSUT prej 6 muajsh pa detergjentë, higjiena në kushte alarmante

Qendra Spitalore Universitare, "Nënën Tereza", prej më shumë se 5 muajsh vuan mungesën e theksuar të detergjenteve. Kjo mungësë ka sjellë probleme të shumta edhe në higjienën e të gjitha reparteve, duke vënë në rrezik jetët e pacientëve. Sanitaret e QSUT-së janë të detyruara që ambientet e spitaleve si dhe sallat e operacioneve ti pastrojnë vetëm me ujë dhe klor, kuptohet atëherë që ka klor. Sipas mjekëve të kësaj qendre deklarohet se situata është mjaft alarmante pasi mikrobet janë të rrezikshme për pacientët dhe mund të shkaktojnë tek ata probleme të shumta.
Më alarmante situata paraqitet në sallat e operacioneve. Këto ambiente duhet të jenë në gjendje sterile gjatë gjithë kohës ku pastrimi duhet të bëhet jo vetëm me detergjente por edhe me dizinfektant dhe sterilizues. Nëse sallat e operacioneve nuk kanë higjienë maksimale jeta e çdo pacienti që operohet do të ishte në rrezik. Si rrjedhojë e mungesës së detergjenteve në qendrën më të madhe spitalore në vend situata paraqitet si mjaft problematike, pasi rrit rrezikshmërinë për infeksionet e shumta. Ndërkohë që nga ana e drejtorisë së kësaj qendre spitalore pohohet se ky problem lidhet ngushtë me tenderët. Ndaj zgjidhja momentale është vetëm disa blerje të vogla detergjentesh.
Mjekë e sanitarë të frikësuar nga mikrobet
Mungesat e detergjenteve për të pastruar ambientet e spitalit, nuk e fshehin frikën e personelit mjekësor se ky problem do të reflektohet mbi infeksionet që do marrin pacientët. Sipas mjekëve, ata që i vuajnë këto mangësi janë sidomos pacientët, pasi infeksionet që mund të marrin, sidomos ata që operohen, mund t'u shkaktojnë dëmtime të rënda, deri në vdekje. Ndërsa sanitaret theksojnë se prej disa muajsh kanë bërë kërkesa për të marrë detergjente, por askush nuk e ka zgjidhur këtë problem. "Po lajmë vetëm me ujë dhe klor dhomat e pacientëve dhe sallat e operacioneve- pohojnë sanitaret. I gjithë personeli i mjekëve dhe i sanitarëve shprehen të frikësuar përballë kësaj situate. Sipas tyre ata i tremben shume shfaqjes së mikrobeve që mund të shkaktojnë infeksione të shumta dhe të rrezikshëm. Ato që e vuajnë këtë situatë më shuam janë vetë pacientët. Ata shprehen se është absurde që të vish në spital për tu kuruar për një sëmundje dhe të dalësh me infeksione të tjera. Ata që tremben më shumë janë pacientët që janë të detyruar të kryejnë operacione pasi është edhe probabiliteti më i madh për të marrë mikrobe nëpërmjet plagës gjë e cila mund ti shkaktojë infeksione të rënda, deri duke i rrezikuar edhe jetën.
Temperaturat e larta dhe higjiena në zero rrezikshmëri më e lartë
Me ardhjen e sezonit të verës rriten edhe temperaturat ndaj shtimi i mikrobeve është edhe më i lartë. Përballë kësaj situate higjiena e spitaleve duhet të jetë maksimale dhe në kontroll të vazhdueshëm e jo të mos ketë as detergjentet bazë për pastrimin e ambienteve. Ndaj sipas të gjitha gjasave edhe këtë verë mund të përsëritet situata e vitit të kaluar pikërisht në këtë kohë ku mikrobet bënë kërdinë te pacientët e QSUT-së. Bakteri më i rrezikshëm që pushtoi ambientet e spitaleve dhe ato të sallave të operacioneve një vit më parë quhej pseudomonas. Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë kanë pranuar se sallat e operacioneve ishin të ndotura bakterioligjikisht. Drejtues të kirurgjisë në QSUT pranuan ekzistencën e shtamave spitalore në salla, ndërsa deklaruan se këto baktere nuk shfaqin risk për jetën e pacientëve. Në atë periudhë ishin të shumta rastet kur pacientë morën infeksione të shumta. Stafi i qendrës spitalore u detyruar që pas kësaj gjendje alarmante të mbyllte për disa ditë sallat e operacioneve dhe të kryente dezinfektimin e tyre që nuk ishte bërë prej kohësh. Situata në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë u bë akoma më alarmante në momentin që u pohua se nuk bëhej fjalë për stafilokok, por për një tjetër bakter të rrezikshëm. Ky bakter quhet pseudomonas dhe është akoma më i rrezikshëm se bakteri i stafilokokut. Ai preku aparaturat, dhomat e shtrimit, madje depërtoi deri në sallën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar 2 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e këtij shërbimi, i zhvendosën këta 2 pacientë, duke i izoluar në dy bokse të veçanta. Ndërkohë që situata u bë edhe më alarmante, pasi analizat e laboratorit në QSUT konfirmuan se shtimi i stafilokokut kishte prekur edhe dhomat e mjekimit në pavijonin e kardiokirurgjisë. Kjo situatë alarmante detyroi kardiokirurgët të zhvendosnin operacionet e planifikuara dhe të kryenin ndërhyrje vetëm në raste urgjence.