Aksidentohet kandidatja e PD, Joanidhi
Kandidatja e Partisë demokratike për qarkun e Gjirokastrës Shpresa Joanidhi është aksidentuar me makinën e saj në aksin rrugor Pogradec- Përmet. Shpresa Joanidhi është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve makina tip Benz me të cilën udhëtonte kandidatja e Pd, Joanidhi ka dalë nga rruga dhe patrullat policore që ndodheshin aty pranë kanë vepruar menjëhere dhe e kanë dërguar Joanidhin në spital. Mësohet se me pas kandidatja demokrate është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet. Burime nga spitali bëjnë të ditur se Joanidhi është transportuar me helikopter, ndërsa gjendja e saj paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.