E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Toka Jone", tre familjet konfrontohen serish me Garden

Vlore- Konflikti privat-shtet per token prane vilave qeveritare ne Vlore, prane Ujit te Ftohte, ka arritur kulmin. Diten e djeshme perplasjet mes Gardes dhe tre familjeve pretenduese kane perfunduar ne nderhyrjen e policise vendore dhe shoqerimin e tre prej pjesetareve te familjes Kadena pas konfrontimit fizik. Debatet kane vijuar edhe pergjate dites se djeshme, kur forca speciale te Gardes se Republikes kane mberritur prane vilave. Aty kane qene edhe pjesetare te tre familjeve Paco, Kadena dhe Ferko, ndersa rrethuan me tel me gjemba token qe eshte kthyer ne nje "molle sherri" prej tre javesh.

Konfrontimi i djeshem ka qene i ashper dhe deri ne perleshje fizike. Policia ka shoqeruar ne komisariat tre pjesetare te familjes Kadena, ndersa pas kesaj Garda ka vijuar e rrethimin e tokes. Dje kjo siperfaqe eshte zyrtarizuar "de fakto" ne pronesi te Drejtorise se Sherbimeve Qeveritare. Ndersa nga ana tjeter, pronaret akuzuan per mungesen e shtetit dhe drejtesise, si dhe per dhune fizike te ushtruar nga policia dhe Garda. Ata kerkuan prezantimin e dokumentacioneve nga ana e Gardes se Republikes, pasi sipas tyre ne kete zone, keto tre familje jane te vetmet qe disponojne certifikaten e pronesise. Perleshjet midis pronareve, gardes dhe policise, kane zgjatur rreth dy ore. Tre familjet deklaruan se ceshtja nuk do te nderpritet nga ana e tyre, pasi do te vijojne me mbrojtjen e tokes qe sipas tyre po e vjedh shteti.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›