Korcë, PS zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës elektorale
Duke ju drejtuar pjesmarësve në këtë miting të zhvilluar në sheshin para katedrales së qytetit, Rama u tha korçarëve se zgjedhjet e 28 Qershorit, i konsideroi jo si një betejë të rradhës për të ndryshuar një parti me një tjetër, një qeveri me një tjetër, por për të mbyllur një epokë dhe për të hapur një epokë të re
KORÇË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me 12 kandidatët për deputetë të kësaj partie, zhvilluan mbrëmjen e djeshme mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Korçës.
Duke ju drejtuar pjesmarësve në këtë miting të zhvilluar në sheshin para katedrales së qytetit, Rama u tha korçarëve se zgjedhjet e 28 Qershorit, i konsideroi jo si një betejë të rradhës për të ndryshuar një parti me një tjetër, një qeveri me një tjetër, por për të mbyllur një epokë dhe për të hapur një epokë të re.
Me kandidatët e PS për deputetë në Qarkun e Korçës përkrah tij, Rama u shpreh për fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit. " Ne do të fitojmë që të mos humbasin më atë që kanë humbur gjithmonë, qytetarët, e të fitojnë ata që kanë fituar gjithmonë, pushtetarët. '- u shpreh Rama.
Duke shprehur bindjen se vota e 28 Qershorit do të mbrohet , Rama tha se " do të fitojmë më 28 Qershor për shtetin e të gjithë shqiptarëve". Ne do të fitojmë që të mos ketë më shqiptar e shqiptare që të kërcënohet me bukën e gojës se ka bindje të kundërta me partinë në pushtet." deklaroi Rama në fjalën e tij.
(d.b/BalkanWeb)