E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta këshillon Seldin

01/04/10 14:30

Olta diskuton me Seldin për shtatzaninë e Domenikës dhe mënyrën se si po e përjeton ai këtë fakt. Seldi tregon se është 100% i sigurt që do e mbajnë fëmijën, por Olta e këshillon që me Domenikën, ta tregojë këtë siguri që ka në vetvete, pasi nga sjellja e tij, si ajo edhe të tjerët po kuptojnë se ai nuk është aq i sigurt sa përpiqet të shfaqet. Seldi pranon se e ka të vështirë të marrë përsipër këto përgjegjësi duke vënë në dukje moshën e re që ka, edhe pse thotë sërish e do e mbajnë fëmijën. Sipas Oltës, ai nuk mund të justifikohet me moshën, por duhet ta kishte menduar këtë gjë para se të ndodhte. Ajo shton se tashmë që ndodhi, nuk ka kthim pas, por duhet të marrin parasysh ta përballojnë këtë situatë. Seldi insiston se është i bindur për të mbajtur fëmijën, por preokupimi i tij lidhet me vështirësitë që do përballojnë duke u nisur dhe nga mosha e të dyve që janë shumë të rinj. Olta e qorton për faktin se Seldi u hap me të tjerët, por Seldi kujtonte se ata e dinin dhe thjesht foli me ta se kishte nevojë të fliste me dikë. Olta i thotë se sekretin kur ia thonë asaj, e kanë të sigurt se ajo nuk tregon. Ajo shprehet se nëse ai kishte nevojë të fliste me dikë, mund të vinte e ta zgjonte e jo të fliste me të tjerët. Olta tregon se kur mori vesh se të gjithë e dinin, sidomos Tatiana, kujtoi se ishte e gjitha lojë dhe i kujton sërish se ai duhet të gjejë personat e përshtatshëm për tu hapur. Ata i rikthehen sërish bisedës dhe Seldi tregon shqetësimin që ka për të ardhmen, karrierën pasi nuk do mund ti përkushtohet tërësisht tashmë. Ai thotë se sado që përpiqet, nuk mund të reflektojë në fytyrë qetësi apo të gëzojë për këtë lajm sepse edhe për të është moment i vështirë. Seldi tregon se po shtiret shumë në sy të Domit, që të mos e japë veten, por prapë nuk mund të bëjë më shumë. Olta e këshillon që të përpiqet më shumë, pasi me sjelljen e tij, po e tregon hapur shqetësimin e nuk po i jep Domit aspak siguri, ndërkohë që për të është shumë e nevojshme në këto caste. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›