E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafa e Muzines, aksident, humb jeten 22 vjecari

Nje kamion i ngarkuar me xhama eshte rrezuar ne Qafen e Muzines duke shkaktuar vdekjen e nje 22 vjecari, punonjes i kompanise qe merrej me tregtine e xhamave.

Sipas policise, kamioni ishte duke kaluar ne Qafen e Muzines, rruges per ne Sarande, kur eshte pembysur si pasoje e mbipeshes.

Fatjon Aliaj humbi jeten, ndersa drejtuesi i automjetit, 50-vjecari Ilir Guri, ka marre plage, por eshte jashte rrezikut per jeten.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›