E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme: Policia ka arritur rezultate të larta në goditjen e krimit

 

TIRANE- Pas akuzave nga ana e Partisë Socialiste për persona me precedentë penal në krye të policisë së Shtetit, ka ardhur menjëherë reagimi nga ana e Ministrisë së Brendshme e cila ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Sipas zëdhënesit të kësaj ministrie, policia e shtetit ka patur rezultatet më të larta ndaj goditjeve të krimit.
“Policia është e pavarur nga ndikimi i vendimarrjes politike. Ministria e Brendshme shpreh mbështetjen e palëkundur, ndaj atyre që kanë goditur me ashpërsinë e ligjit, grupet e krimit të organizuar”- ka deklaruar zëdhënësi Konja, për gazetarët.
Ndërkohë Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë efektivave të policisë të mos bien pre dhe të mos përkulen ndaj presioneve që mund tu vinë.
(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›