Kryeministri Berisha në “Mëngjesin e lutjeve” në SHBA
SHBA- Kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në Mëngjesin e Lutjeve , një takim vjetor që mbahet në Uashington të enjten e parë të muajit shkurt të çdo viti, një takim ndërkombëtar me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga 182 vende të botës si, senatorë, kongresmenë, amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës, liderë, politikanë të lartë dhe personalitete të ndryshme të botës, nga fusha e artit, kulturës, shkencës etj.
Nga Amerika kreu i qeverisë vlerëson fjalimin e presidentit Barak Obama ndërsa citon si të frytshme takimet me zv.presidentin amerikan Xho Bajden dhe Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, znj. Nancy Pelosi.
Gjatë takimit me Zv.presidentin Biden, Berisha ka shprehur mirënjohjen, kënaqësinë dhe nderin e madh për mundësinë që iu dha për të takuar zëvendëspresidentin amerikan – duke e cilësuar atë si “një mik të vyer të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Ndërkohë, Biden ka deklaruar se administrata e re amerikane, do të mbështesë plotësisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe forcimin e një shoqërie demokratike dhe në rrugën e reformave integruese.
(e.n/News24/Balkanweb)