E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafe-Gjashte shfaqen pamjet e pengmarrjes se policit Aliaj

Ne procesin gjyqesor ne ngarkim te te pandehurve per masakren e Qafe-Gjashtes jane paraqitur nje sere pamjesh televizive te bera ne ate periudhe nga disa televizione greke. Ne pamjet e shfaqura dje ne gjykate shihej qarte polici i marre peng Eduard Aliaj i lidhur dhe i gjakosur ndersa rreth tij nje numer i madh personash mes te cileve dallohej qarte ish-kreu i Komitetit te Shpetimit Qytetar qe funksiononte ne ate periudhe Xhevat Kocia. Ne seance u paraqiten edhe prova te tjera filmike apo shkresore me te cilat akuza pretendon te provoje fajesine e grupit te te pandehurve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›