Ekstradimi i Almir Rrapos shtyhet se rrezikon denimin me vdekje

Avokati Prokurori i Pergjithshem amerikan nuk ka dhene garanci per mosekzekutimin e klientit tim. Gjykata shtyu per sot vendimin e ekstradimit ne SHBA
Gjykata e Tiranes vendos sot per ekstradimin ose jo te Almir Rrapos drejt SHBA-ve pasi me pare duhet te shqyrtoje nese ekziston me te vertete rreziku qe ai te denohet me vdekje ashtu sic parashikojne prokuroret amerikane ne nje prej akuzave. Gjykata ka kerkuar nje dite kohe per te shqyrtuar pretendimet e pales akuzuese dhe mbrojtese me qellim per te shpallur me pas vendimin. Ne seancen e djeshme e cila pa asnje arsye dhe shpjegim eshte zhvilluar me dyer te mbyllura pavaresisht interesit te te pandehurit dhe pales mbrojtese per te qene edhe media e pranishme avokati i Rrapos ka renditur arsyet pse klienti i tij nuk duhet te ekstradohet per ne Amerike. Sipas avokatit Visha i cili pas seances i eshte pergjigjur interesit te medias nje nga veprat qe i atribuohet klientit te tij eshte e denueshme me denim kapital nderkohe qe qysh nga 98-a ne Kushtetuten e Shqiperise nuk njihet denimi me vdekje dhe per kete arsye vendi yne i refuzon ekstradimet ne te tilla raste. E vetmja gje qe e ben te mundur ekstradimin ne kete shtet eshte garancia e prokurorit te Pergjithshem te SHBA-ve e cila mungon ne dosje dhe nuk eshte dhe per kete shkak edhe i vetem eshte baze refuzimi - ben te ditur avokati Visha njohes i mire i procesit te ekstradimeve per shkak te funksionit te meparshem ne Prokurorine e Pergjithshme. Po sipas tij ne dosje duhet te kishte prova ne baze te traktatit dypalesh per ekstradim e cila kerkon domosdoshmerisht prova fajesie. Ne dosje sipas tij nuk ka asnje prove fajesie ndersa prokurori u perpoq te shiste si prove nje deklarim te nje oficeri te SHBA-ve e cila nuk mund te jete prove ne deklarim per sa kohe nuk thuhet burimi nga ka marre informacionin per kete ngjarje. Nje tjeter kundershti e paraqitur para gjykates ka qene momenti i arrestimit te Almir Rrapos ish-punonjes ne Ministrine e Jashtme. Arresti i Rrapos eshte i paligjshem sepse eshte bere ne territor te huaj dhe si rrjedhim ai eshte i pavlefshem nuk kishte asnje nevoje te arrestohej brenda ambasades. Por fakti qe eshte arrestuar brenda ambasades tregon nje zell te motivuar politikisht dhe jo juridikisht - vijon argumentet e tij avokati Visha. Lidhur me akuzat avokati shprehet se ne gjithe procesin per sa u perket shkaqeve te fajesise eshte e pathemel dhe e pabaze akuza nga autoritetet amerikane si grup teknik kriminal qe eshte marre me trafik kanabisi nga 2003-2010 nderkohe qe Rrapo qe nga viti 2005 nuk ka qene ne Amerike. Pra kjo akuze eshte absurde. Traktati e konsideron ekstradimin per te arratisurit ose te larguarit nga drejtesia ndersa ne kete rast eshte e kunderta Rrapo gezon shtetesi amerikane dhe arsyeja pse ka shkuar ne ambasade ka qene per te marre pasaporte. Si mund te shmanget dhe te quhet i arratisur nje person qe shkon ne ambasade. Kontaktet e tij me ambasaden kane qene te shpeshta.
Organizata
Kjo eshte organizata e dyte kriminale e perbere kryesisht nga shqiptare e cila goditet ne Nju Jork pasi vite me pare nje grup mafioz i drejtuar po nga shqiptare u shkaterrua nga FBI-ja. Ky grup pjesa me e madhe e te cilit u arrestua ne qershor 2010 sipas FBI-se akuzohet kryesisht per pjesemarrje ne trafikun nderkombetar te droges vrasje dhe krime te tjera te renda. Ne listen e anetareve te dyshuar te publikuar ne faqen e internetit te Zyres Federale te Hetimit ndodhen emrat e 15 shqiptareve dhe dy te huajve te arrestuar kryesisht ne SHBA e Kanada por edhe ne Tirane. Sipas FBI-se kjo organizate dyshohet se drejtohej nga vellezerit Saimir dhe Bruno Krasniqi perkatesisht 26 dhe 27 vjec ndersa pjese e saj ishin Almir Rrapo 27 vjec i arrestuar ne Tirane Florian Veshi 26 vjec i arrestuar ne Nju Jork me ndihmen e policise shqiptare Erkliant Sula 25 vjec Skender Cakoni 44 vjec Gjovalin Berisha 30 vjec Dukagjin Nikolla 26 vjec Jnazih Nasser 35 vjec Gentian Nikolli 33 vjec Shkelzen Balidemaj 39 vjec Plaurent Cela 29 vjec Albert Tamali 32 vjec Gentian Cara 37 vjec Marjan Tamali 35 vjec dhe Joanna Pakulski 36 vjec. Nje tjeter person i akuzuar si pjesetar i kesaj organizate por ende i paidentifikuar plotesisht njihet nga FBI-ja si Visi Lnu dhe eshte shpallur ne kerkim.
Akuzat
Me 23 gusht ne nje gjykate te Nju Jorkut prokuroret federale te SHBA-ve kane dorezuar aktpadine prej 37 faqesh. Ne kete padi grupi i shqiptareve akuzohet se ka krijuar bande kriminale ka vrare dhe ekzekutuar viktima te grupit dhe rivale ne trafikun e droges rrembim dhe trafik te lendesh narkotike kryesisht marijuane ne nje sasi prej rreth 1500 tone. FBI ne akuzat per grupin njofton se mes viktimave te tyre ka edhe shqiptare te tjere kryesisht emigrante ne SHBA dhe konkretisht permendet vrasja e Erion Shehut i cili u ekzekutua ne Nju Jork ne nje shkembim zjarri. Gjithashtu ata dyshohet se kane vrare Erenik Grezden nje anetar te bandes pasi Bruno Krasniqi dyshonte se ai do ta shiste te rivalet. Sipas FBI-se grupi disa here kishte zhvilluar perleshje me arme kunder grupeve rivale per te mbrojtur dhe zgjeruar zonen e veprimit. Zyra Federale e Hetimeve ne Nju Jork ne nje deklarate per shtyp thote se organizata vepronte ne Nju Jork Konektikat dhe Micigan.