Qafoku:Atentati ndaj Nunit, paralajmërim për gjyqësorin

Atentati ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni është një paralajmërim që krimi i jep gjyqësorit. Kështu është shprehur Kryeredaktori i gazetës "Tirana Observer" në studion e "Ora News" për atentatin ndaj anëtarit të gjykatës së Lartë Ardian Nuni. Sipas Qafokut ky nuk është një krim i rëndomtë por një krim i rëndë i cili godet gjyqësorin. Gjithashtu Qafoku shtoi se shteti duhet të marrë në mbrojtje të gjithë gjyqësorin dhe të sigurojë jetën e tyre. Qafoku gjithashtu shtoi se beson në zbardhjen e ngjarjes sepse plagosja e gjyqëtarit Nuni dhe gjëndja e tij jashtë rrezikut për jetën ka bërë që ai ta shikojë atentatorin dhe më pas të tregojë rreth tij.