Qarku i Durresit probleme serioze me vendimet e pronave
Pavaresisht ligjit te ri te pronave qe mendohej se do te zgjidhte konfliktet ne shume zona te ndryshme te vendit vazhdojne problemet per sa i perket ceshtjes se kujt i perket prona. Konkretisht ne qytetin e Durresit ka shume probleme te mprehta te cilat cdo dite rrezikojne konflikte probleme qe nuk jane vetem ne qytet qender plazhin publik por edhe ne Gjirin e Lalezit Hamallaj edhe ne zona te tjera duke perfshire qytetin. Konfliktet ekzistojne edhe ne ato zona ku ka perplasje mes vete pronareve ne disa te tjera ZRPP nuk u njeh pronareve tokat e marra sipas ligjit 7501 te tjera toka ne zona turistike konsiderohen si toka bujqesore. Gjithashtu nje pjese e pronareve durrsake prej vitesh kerkojne sipas ligjit tokat e tyre por ketu nuk duhen perjashtuar mijera dosje ne Agjencine e Kthimit e Kompensimit te Pronave ne Tirane te cilat presin pergjigje. Qarku i Durresit ne shkalle vendi ka kater zona qe kane pasur dhe gjeneruar probleme te mprehta deri ne konflikte te renda me pasoje edhe jeten e njerezve. Dhe konkretisht ne Kruje dhe Durres ish-kampi i pushimit ne Qafeshtame si dhe fabrika e cimentos ne Fushe-Kruje. Problematike paraqiten edhe zonat ne Gjirin e Lalezit dhe ne zonen e Currilave Kallm Hamallaj etj. Realisht edhe pse me vendime gjykate te marra edhe ne shkallet e tjera si Apel Gjykata e Larte etj. problemet e shfaqura ne keto zona bregdetare nuk kane marre zgjidhje ligjore. Keshtu ne Gjirin e Lalezit jane te njohura prej vitesh problemet mes pronareve temedhenj te tokave nderkohe jane nje pjese pronaresh te vegjel te cilet kane afro 20 vjet qe nuk po legalizojne tokat e tyre. Vetem ne Komunen e Ishmit jane 74 familje qe kane perfituar toka sipas ligjit 7501 dhe ZRPP nuk i legalizon. Tokat e tyre gjenden ne zonen turistike dhe sipas burime prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshmebejne pjese ne nje zone te pa azhurnuar pra te pahedhur ne harte ndaj ne nje situate te tille ZRPP nuk mund te veproje dhe te shkele ligjin. Durresi ka edhe Kodren e Currilave qe ndodhet buze detit dhe i ka shpetuar betonizimit total. DikurKodra e Currilave ka qene pjese e fermes se Spitalles dhe nje siperfaqe e madhe e saj u eshte dhene ish-punetoreve. Por ata nuk kane mundur qe te shtine ne dore hipotekat per pronat e tyre pasi me pare keto toka nga are duhet te transformohen ne toka ne zone turistike. Edhe kjo kategori pronaresh ndihet e frikesuar nga hienat qe sillen verdalle per ti gllaberuar keto prona. Gjithashtu ne Fushe-Kruje tek fabrika e cimentos banoret jane ne nje konflikt 10-vjecar me pronaret e fabrikes ku gjate muajve te fundit jane shenuar dhjetera raste shperthimi me tritol.