Grabitjet e dhunshme vene ne alarm policine e kryeqytetit
Drejtoria e Policise se Tiranes ka ndermarre nje plan masash te reja ne koordinim edhe me 6 komisariatet e kryeqytetit per kapjen e personave te akuzuar per grabitje dhe krime te tjera
Grabitjet e dhunshme jane bere shume te shpeshta ditet e fundit ne kryeqytet. Me synimin per parandalimin e grabitjeve dhe kapjen e autoreve Drejtoria e Policise se Tiranes ka ndermarre nje plan masash te reja ne koordinim edhe me 6 komisariatet e kryeqytetit. Mobilizimi dhe angazhimi i strukturave te policise konsiston jo vetem ne ngritjen e postblloqeve te shumta ne pikat hyrese dhe dalese ne kryeqytet por edhe te angazhimit te efektivave te policise ne terren ne cdo lagje dhe zone te banuar ku dyshohet se grabitesit dhe personat me precedente penale mund te ushtrojne veprimtarine e tyre. Burime nga Drejtoria e Policise Tirane bejne me dije se gjate 48 oreve te fundit jane shoqeruar ne polici disa persona te dyshuar te cilet do te verifikohen dhe do te merren ne pyetje lidhur me ngjarjet e fundit.
Aksioni per kapjen e grabitesve
Vrasja e babait te pronares se nje argjendarie nga nje person ende i paidentifikuar qe hyri ne dyqan per te vjedhur dhe nje tjeter tentative e ngjashme vjedhje ne filialin e nje poste ne kryeqytet ishin dy ngjarjet qe i dhane alarmin policise. Dy ngjarjet ndodhen brenda nje kohe te shkurter. Babai i pronares se nje argjendarie mbeti i vdekur mbremjen e se premtes pasi i beri rezistence grabitesit te armatosur qe hyri ne dyqan per te vjedhur. Vrasja ndodhi rreth ores 1735 te mbremjes mes rruges Siri Kodra e Ferid Xhajko. Viktime e perplasjes me grabitesin mbeti 62-vjecari Rrapo Sinanaj. Mesohet se Sinanaj eshte perpjekur te shtype sinjalin e alarmit ne momentin qe ka pare grabitesin e armatosur por nuk ka mundur tia arrije qellimit. Policia ben me dije se autori ka pasur si maske nje shall qe i mbulonte gjysmen e fytyres ne momentin qe 62-vjecari ka tentuar te shtype butonin e alarmit ai i ka zbuluar grabitesit nje pjese te fytyres. Per te mos e lene te gjalle deshmitarin e vetem i cili do ta conte menjehere drejt hekurave te policise grabitesi e ka qelluar plot 3 here me pistoleten qe mbante ne dore duke e lene te vrare Sinanajn. Me pas ai se bashku me bashkepunetorin e tij eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes duke perhapur panik te banoret perreth. Nderkohe te shtunen pasdite rreth ores 1920 minuta u tentua te grabitej nje filial poste. Filiali ndodhej ne Rrugen e Dibres prane Shkolles se Bashkuar. Nje person ka hyre brenda ne sportel dhe ka kerkuar parate ne kase. Por ndersa ne rastin e pare viktima Sinanaj nuk arriti dot te shtypte butonin e alarmit kete here punonjesi i postes ka mundur te shtype menjehere alarmin dhe ka bertitur ndersa grabitesi eshte larguar me shpejtesi. Nga pershkrimi grabitesit e te dyja ngjarjeve kane pasur menyre te njejte maskimi. Per te dyja ngjarjet nga policia behet e ditur se ende nuk ka asnje autor te dyshuar. Burime nga blute e kryeqytetit bejne me dije se aksioni per kapjen e personave te dyshuar per vjedhje dhe grabitje do te intensifikohet dhe ne ditet ne vazhdim.