E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku i Kukësit përfshihet nga reshje bore

 Trashësia e dëborës ka arritur lartësinë e mbi 10 centimetrave.

Fshatrat e Shishtavecit, Kalisit, Grykë Cajës, Beles, Lojmës, Turajt etj, janë mbuluar nga reshjet e dëborës, por akset rrugore që lidhin këto fshatra me qytetin e Kukësit janë të kalueshme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin zinxhir për të qarkulluar, pasi akulli ka mbuluar pjesën më të madhe të akseve rrugore të zonës verilindore. Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe gurësh në disa akse rrugore. Nga punëtorët e ndërmarrjes së rrugëve po punohet në vazhdimësi për pastrimin e rrugëve. /Start/

                                                                                             2011-12-18 10:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›