GKA, konkurs për logon e 100 vjetorit të pavarësisë

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë shqiptarë, studio grafike dhe subjekte, të cilët mund të paraqesin në këtë konkurs deri në 5 punime origjinale, të pa publikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autenticitetin e tyre para ligjit.
Konkursi nuk është i hapur për nxënës dhe studentë. Ndërsa punimi i logos, së bashku me shkrimin “100 vjet shtet shqiptar”, duhet të jetë shprehje artistike figurative dhe grafike. Ngjyrat kryesore në konceptimin e logos duhet të jenë ngjyrat e flamurit kombëtar: ngjyra e kuqe dhe ngjyra e zezë, por ato mund të kombinohen edhe me ngjyra të tjera të zgjedhura nga artisti.
Punimet do të dorëzohen në Galerinë Kombëtare të Arteve deri në datën 27 dhjetor 2011, ndërkohë që në 29 dhjetor juria do të shpallë fituesin. Logoja fituese bëhet pronë e fondit të GKA, Tiranë.
/Start/E.B/
2011-12-17 17:34