E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonte e armatosur me pistoletë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Një 35-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë së Mirditës, pasi qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë.

Në pranga ra shtetasja J. B., 35 vjeçe.

“Si rezultat i operacionit policor të koduar “Kryqëzimi”në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›