E Diel, 1 Nëntor 2026

“Belle Air” zgjeron fluturimet, tani udhëtime direkte në Vjenë

Kompania e fluturimeve “Belle Air” zgjeron destinacionet me fluturime direkte. Tashmë të gjithë ata qytetarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Vjenës do të kenë linjë direkte nga Tirana 3 herë në javë.

Drejtori Përgjithshëm i kësaj kompanie Arbi Xhelo shpjegoi se kjo linjë direkte është një mundësi më shumë që i jepet turizmit në vend.
 

“Belle Air” lidh aeroportin e Tiranës me destinacione të shumta në Itali, Greqi, Anglia, Belgjikë, Zvicër, Gjermania, Francë e Kosovë. Objektvi i parë i “Belle Air” ka qenë zgjatimi i fluturimeve të linjës me çmime të ulta dhe me sigurinë më të lartë drejt Europës duke favorizuar zgjerimin e trafikut ajror të Shqipërisë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›