E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato:Çmimi i WBF,shtysë për karrierën time

Në një intervistë eksluzive për emisionin "Ora Sport", boksieri Kreshnik Qato, deklaroi se vlerëson çmimin e dhënë nga federata botërore e boksit,WBF ,si boksieri më i mirë për 2008-ën, për vetë faktin që ky çmim vjen nga kjo federatë kaq e rëndësishme."E vlerësoj shumë këtë çmim, dhe kjo më shtyn urrejtjen që të konkuroj për të marrë një tjetër çmim. Është domethënie shumë e madhe për mua të vlerësohem më këtë çmim", u shpreh Qato. Lidhur me përgatitjet për ndeshjen e radhës në 27 mars në Londër, Qato theksoi se edhe pse kjo ndeshje nuk është e vlefshme për titull,dhe se përgatitja e tij është njësoj si të ishte e tillë sepse në Londër gëzon mbështetjen e shumë tifozëve. "Kam mbështetjen maksimale të tifozëve këtu në Londër, ndaj po përgatitem njësoj sikur të ndeshesha për të fituar një titull. Kam më shumë se tetë javë që përgatitem. Falenderoj tifozët që do jenë në ndeshjen time në 27 mars", nënvizoi boksieri. Lidhur me faktin që konventa e radhës e WBF do të mbahet në Shqipëri, me përfaQësues të 50 shteteve, Qato tha se kjo është një arritje shumë e madhe. "Falenderoj zotin Ylli Ndroqi që po bën këtë punë për të organizuar këtë federatë. Fakti që kjo gjë i është besuar Ylli Nroqit është një stimul shumë i madh për Shqipërinë. Falenderoj edhe një herë Ylli Ndroqin për kushtet që krijon për stërvitje, për atmosferën që i ka krijuar tifozëve që do vijnë në Londër, pa të nuk do isha ky që jam",theksoi Qato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›