E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Vulkovarit,burg 13 serbëve

Gjykata për krime të luftës në Beograd ka dënuar të enjten 13 serbë me kohëzgjatje deri më 20 vjet burg për masakrën e të paktën 200 të burgosurve gjatë rrethimit të qytetit kroat Vukovar në vitin 1991. Gjykatësi Vesko Kërstajic deklaroi se ata janë fajtorë sepse kanë vrarë, torturuar dhe i kanë trajtuar në mënyrë ç'njerëzore të burgosurit e luftës në fshatin Ovçara gjatë rrethimit tre mujor të Vukovarit. Komandanti Miroljub Vujovic dhe gjashtë të pandehur të tjerë u dënuan me nga 20 vite burg. Ndërsa gjashtë të tjerë me dënime nga pesë deri më 15 vite burg. Ky gjyq ishte një test për aftësinë ligjore të Serbisë për hetimin e të dyshuarve për krime lufte, të kryera gjatë luftërave 13 vjecare në Ballkan të drejtuara nga ish-presidenti Sllobodan Milloshevic. Sipas gjykatësve, paramilitarët serbë, nën udhëheqjen e Miroljub Vujovic kanë ndarë të burgosurit kroatë në grupe të vogla gjatë luftës në fermën e derrave në fshatin Ovçara, ku dhe i kanë ekzekutuar. "Ata që akoma mbetën gjallë pas pushkatimit, u vranë me pistoletë", u shpreh gjykatësi gjatë leximit të verdiktit. Ndërkohë, avokatët e të dënuarve deklaruan se do të apelonin vendimin në Gjykatën e Lartë serbe. Në vitin 1991 Kroacia deklaroi pavarësinë nga ish-Jugosllavia, duke provokuar një rebelim të armatosur nga etnia serbe. Lufta në Kroaci përfundoi në vitin 1995. Gjyqi fillestar për masakrën e Vukovarit u mbajt në vitin 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›