Që mos të na largohen Shaqirat dhe Xhakat e tjerë
Asistuam ne 90 minuta shume te nxehta ne Luzerne te Zvicres, duke veshtruar se si gjaku i gjakut tone luante kunder gjakut tonë dhe duke admiruar, disa me fjalë dhe disa ne heshtje, vlerat dhe kualitetin e bijve te shqiptarve, te cilet te rritur dhe te ushqyer ne token helvete, ndjejne detyrimin e perfaqesimit te flamurit zvicerian.
Pamë Shaqirin qe na shenonte dhe kerkonte falje pas golit, Xhaken, nje talent i padiskutueshem, qe na faltenje tjeter gol te sigurte dhe foli me superlativa dhe me shume krenari per origjinen e tij shqiptare, Mehmedin që gezoi kur Ujkani priti topin e goditurprej tij, por ne merremi vetem me faktin pse sluajne per ne dhe harrojme qe peshku na eshte qelbur nga koka.
Armando Duka (aleat i forte i pushtetit) prej vitesh ne krye te FSHF-se, nuk ka ndertuar nje stadium i cili te plotesoje kushtet dhe standartet e UEFA-s dhe te mos flasim per qendrat stervitore. Kam pershtypjen se Duka po perfiton pak nga ndjenja e patriotizmit te theksuar shqiptar gjat ketyre viteve dhe pergjegjesite qe duhet te bien mbi organin qe ai drejton, i anashkalon duke nxjerre argumente te pabazuara ne fakte, qe gjoja djemte e rinj refuzojne te luajne per ngjyrat kuqezi. Patjeter qe ka edhe nga ata qe do e refuzojne me deshire, te cilet per mendimin tim nuk e meritojne ta quajne veten ILIR.
Por, pa na thuaj zoti Duka, pse deri para 2 vitesh grumbullimet qe bente, kombetarja i zhvillonte ne seanca te hapura, ku çdokush mund te vinte dhe shume nga shqiptaret e afirmuar ne kampionatet europiane, nuk merrnin ftese personale?
Pse tani qe kemi nje grup goxha kualitativ, po shkojne edhe ftesat personale, siç anetaret e organit me te larte te futbollit kane deklaruar? Mos valle portofolet tuaja jane plot dhe tani po mendoni per cilesine? Pse ndjenjen e patriotizmit dhe dashurise per futbollin nuk e tregoni duke shpetuar nga zhdukja klube si Partizani e DInamo? Pse nuk ja krijoni kushtet ketu te rinjve qe te mos ikin ne gojet e luanve te tjere?
Otmar Hitzfeld pas ndeshjes tha: Shqiperia ka shanse reale te kaloje grupin, nuk e di pse nuk investohet ne ate vend.
Mua me duket sikur ta ka drejtuar drejtperdrejte ty ate pyetje ai, zoti Duka.
Shaqirit, Xhakes, Behramit, Mehmedit,Xhemailit, Ninit, Kapinos, Hatemajt, Kasamit, Bajramit e mijra te tjerve , urojini mbaresi ne vendet te cilat i kane besuar dhe po i ushqejne dhe kujdesuni ne keto kohe qe ju kane mbetur aty ne krye, qe te hidhni syte nga te rinjte e Tiranes, Partizanit, Vllaznise, Elbasanit, Vlores, Fierit, Lushnjes, Gjirokastres etj.Sepse nga keto ekipe cdo dite po largohen Shaqira dhe Xhaka te shumte, ne kerkim te nje shprese te re, te pamundur per tu realizuar brenda guackes se futbollit tone.
