Që tri vjet pa asnjë cent në xhep!

Ai është një i ri 30 vjeçar, i cili që prej vitit 2008 e deri sot, nuk ka asnjë qindarkë të ardhur.
Më shumë se tri vjet më parë, Marku vendosi të braktisë punën e tij.
Ai kishte përfunduar universitetin për Ekonomi dhe më tej kishte bërë edhe masterin.
Për disa kohë, deri kur e la punën, ishte drejtor i një kompanie private me ushqime bio.
Në mënyrë të vendosur e braktisi punën dhe ndërmori një hap të rrallë: Të shkojë dhe të jetojë në natyrë, pa para, pa asnjë qindarkë, pa kurrfarë shitblerjeje apo shkëmbim malli me askënd.
Për të realizuar këtë, Marku ka mbjellë disa patate e fasule për të ngrënë. Në një copë tokë që e mori falas nga një dhurues në internet që e falte kasollen dhe oborrin përreth saj.
Tregon se për higjienë personale nuk ka kurrfarë problemi, sa kohë që është lumi ku edhe lahet. Me drunj që gjeti atje ndërtoi një banjë.
Atypari, gjendet një barkë ku lan rrobat e veta, ndërsa një biçikletë që mban, i vjen në ndihmë për të lëvizur.
Libri që ka shkruar për jetën e tij atje ku ndodhet aktualisht, mban titullin "Njeriu pa para".
Me të ardhurat që ka nxjerrë nga ky libër ka vendosur të blejë një parcelë toke dhe të krijojë atje atë që e quan komunën e parë në botë ku jetohet pa para.