E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Dacit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka kërkuar nga subjektet politike në Kosovë që të jenë unikë, sepse vendi po kalon nëpër momente të rëndësishme historike.

Në një kumtesë të kësaj partie, zhvillimet kërkojnë unitet veprues për të mirën e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, të respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve.

“Sikur nuk jemi të vetëdijshëm si shtetas të Republikës së Kosovës, ose si shqiptarë se zgjidhjet e planifikuara globale nuk përsëritën as çdo vit, as çdo decenie, ndoshta një herë në shekull. Ky është momenti historik kur shqiptarëve ju ofrohet shansi për të demonstruar se a kemi mësuar diçka nga e kaluara e largët dhe e afërt, a kemi mësuar të dimë të ndërtojmë vetveten, shtetin tonë dhe të jemi faktor i çmuar në politikën globale botërore. Si duket ende nuk kemi mësuar dhe kjo vlen për të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Shembulli më i keq është Kosova”, ka thënë Daci.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›