Sot mbledhja e fundit e qeverisë Berisha. Pritet të miratohen mbi 70 vendime
Qeveria Berisha mblidhet sot për të miratuar mbi 70 vendime, që nga zyrtarizimi i dorëheqjeve të zv/ministrave deri tek vendime të tjera të rëndësishme të karakterit ekonomik.
Mbledhja e qeverisë, sipas të gjitha gjasave do të drejtohet për herë të fundit nga kryeministri Berisha përpara se parlamenti të miratojë kabinetin e ri javën e ardhshme.
Berisha do të mbledhë sot qeverinë për të miratuar një volum të madh dosjesh, ndërkohë që nesër do të drekojë në Tiranë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai e ka ngjeshur shumë axhendën e ditëve të fundit dhe burime nga kryeministria bëjnë me dije se pritet që kryeministri të mbajë një konferencë të fundit para mediave ditën e shtunë për të bërë një bilanc të qeverisjes së tij gjatë 2 mandateve.