Vrasësja e simboleve!
E tash u zbulua prej nga buron superioriteti i Valdete Dakës, kryetares së KQZ-së. Valdetja është jotolerante dhe shprehet cinike ndaj secilës femër që është më e vogël se ajo.
Certifikuesja e zgjedhjeve të manipuluara, e madhja Valdetja, më 2010-ën, gjatë rivotimit në zgjedhjet e Mitrovicës, para fillimit të konferencës për media të KQZ-së, e kishte tipizuar si plesht gazetaren Arta Avdiu.
Erdh kjo e vocrra e KTV-së. Si plesht osht, e ka shprehur neverinë e saj për trupin e gazetares, Valdetja.
Për këtë fjali diskriminuese dhe raciste, nuk kishte paguar asgjë, as kur krejt gazetarët e grumbulluar në Shoqatën e tyre kërkuan nga Valdetja që ti kërkojë falje Artës, pse i duket e vocërr.
Morali nuk redaktohet duke kërkuar falje. Keqardhja ndaj njerëzve më të shkurtër, më pak të bukur dhe më pak të suksesshëm nuk mësohet në Fakultetin Juridik të Valdetes. Shpirti i mirë nuk toleron gabime. Njeriu i mirë nuk bën gabime kaq të mëdha. Vetëm një grua e madhe si Valdetja, bën edhe gabime kaq të mëdha.
Dy fëmijët e Valdete Dakës shpresojmë që janë rritur me trup aq sa ka pasur dëshirë mami i tyre, intolerante ndaj trupshkurtërve.
Valdetja jeton si mikroborgjeze. Nga pamja e jashtme e zbulojnë edhe rruazat gjigante, që po ashtu shkojnë me karakterin e saj intolerant ndaj çdo gjëje të vogël.
Lum si ajo. Merr (sepse ia japin) dy paga të mëdha (njëra pagë 1,800), merr edhe mëditje, honorare, bonuse; jeton për pikë të qejfit.
Merr pjesë në bisedime politike me Serbinë (në delegacionin e damë Tahirit) dhe nuk jep përgjegjësi politike para askujt; Sepse është e madhe. Edhe pa kryeministrin shok.
Valdete Daka e KQZ-së ka vendosur që zgjedhjet lokale në Kosovë të jenë pa logo dhe simbole të shtetit të Kosovës.
Në vend të logos, do të jetë fytyra e Valdetes. Dhe, hija e Hashim Thaçit.
Çdo gjë po shkon sipas planit. Asgjë nuk po ndodh jashtë marrëveshjes me Serbinë ndërmjet H.Th. dhe I.D.
Duke qenë vetë qytetar evropian, Kadare tha dje në Kosovë se po duan të na shkëpusin nga Evropa.
S’di a e pati fjalën për Kosovën a për Shqipërinë. Tash për tash nuk e zbuloi fajtorin që po do të na shkëpusë nga Evropa. A po do Evropa apo Azia që ne të bëhemi Afrikë?
Ndoshta e kishte fjalën për Kosovën (që pasi e shkëputi Evropa e shkëputi Kosovën nga Shqipëria) tani dëshiron ta shkëpusë Kosovën edhe vetvetja… Duket se nuk kuptuam çfarë deshi të thotë shkrimtari mendje-madh.
Zgjedhjet pa simbole shtetërore i bëjnë vrasësit e shtetit.
