Qellohet me arme 48 vjecari
Një 48 vjeçar nga një fshat i rrethit të Beratit ka ngelur i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së të martës në banesën e tij, Pëllumb Hoxha, banor i fshatit Samatic, në komunën Kutalli është qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodhej në banesë, ndërkohë që sipas policisë ai është qëlluar nga dritarja me armë tip çifte.
Familjarët e kanë dërguar drejt spitalit të Beratit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekspertët e policisë nga hetimet e para deklaruan se autor i kësaj plagosje dyshohet të jetë djali i tij Amarildo, i cili është dërguar në komisariat menjëherë dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Dyshohet se mes Pëllumb Hoxhës dhe te birit ka patur grindje një ditë para ngjarjes. Gjithsesi ende nuk ka konfirmime zyrtare për të ndaluar për plagosjen.