E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama viziton në spital 16- vjecarin:LSI provokon incidente

TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama vizitoi sot paradite në Spitalin Ushtarak, 16 vjeçarin e plagosur dje me thikë para fillimit të një takimi elektoral të kreut të PS-së në Tiranë.

Adoleshenti, Ali Shkëlqim Doçi, 16 vjeç u plagos pasditen e djeshme rreth orës 18:00, në njësinë nr. 5, pranë qendrës “Kristal”. Në momentin, kur një turmë njerëzish ishin duke shoqëruar kreun socialist Edi Rama, i cili do të prezantonte projektin për Tiranën, i riu mësohet se është plagosur me një thikë në shpatull dhe është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak. Nga dëshmitarët në vendngjarje u tha se i riu ishte simpatizant i PS-së dhe është plagosur një mbështetës i LSI-së.
I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Pasi është interesuar për jetën e të riut me mjekët e spitalit, kreu socialist akuzoi LSI-në për acarimin e situatës në pragë të zgjedhjeve të 8 majit.
"Është e dyta herë në pak ditë që plumbat dhe thikat prekin trupat e njerëzve të shtetit apo të opozitës, pas incidentesh të provokuara nga një parti e cila ekziston sot vetëm si rrugaçëri në pushtetin e parasë dhe funksionin vetëm përmes parasë së pushtetit. E kam fjalën për ndjesë pastë LSI-në”- tha Rama.

Lidhur me denoncimin e drejtorit të FNSH-së, Shemsi Prençi, lidhur me ministrin e brendshëm në detyrë, Avenir Peka, Rama tha se “është korniza më kuptimplotë e këtyre ndodhive, e shumë ndodhive të tjera, e gjërave të tjera aspak ogurmira që zhvillohen nën rrogozin e këtij rregjimi kusarësh e matrapazësh që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë, vranë dhe tani duan me cdo kusht të marrin atë që nuk i takon mbështetjen e shqiptarëve të cilët në 8 maj duhet të fusin faturën e të gjitha të këqijave që u kanë ndodhur.”
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›