Komuna e Golemit vjel taksat e prapambetura

Komuna e Golemit ka nisur bllokimin e llogarive personale të administratorëve të subjekteve që nuk kanë paguar detyrimet tatimore. Një numër i konsiderueshëm biznesmenësh dhe administratorësh të kompanive private po përballen me një fushatë të administratës tatimore të komunës së Golemit, e cila po u bllokon atyre llogaritë personale në bankat e nivelit të dytë.
Kjo iniciativë është bazuar tek udhëzim i fundit i ministrisë së financave dhe bëhet fjalë për biznese të cilët operojnë nën juridiksionin e kësaj komune dhe që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj tatimeve prej vitesh.
Shefi i shërbimeve publike Astrit Berati sqaron se prej vitesh kanë hasur vështirësi në vjeljen e detyrimeve që bizneset i kanë komunës së Golemit. Por, aksesi i dhënë nga udhëzimi i fundit për ndërhyrje deri në llogarinë personale të subjekteve të ndryshme ka sjellë dhe rezultatet e para.
Në komunën e Golemit operojnë rreth 1 mijë subjekte të ndryshme, mes tyre dhjetëra sezonale, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet përkatëse pranë tatimeve, duke i shkaktuar dëme te mëdha ekonomike komunës Golem nder vite.