Qëllohet me armë shefi i krimeve të Lushnjës
Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në lagjen “Apollonia”, sot në mëngjes kur Alti Hadëri është qëlluar me armë sapo ka dalë nga banesa. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Hadëri është plagosur me një plumb në bark. Ai është dërguar me urgjenc në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Hadëri është emëruar në krye të krimeve të Lushnjës tre javë më parë, por duket se ky emërim shkoi keq për të.Ende nuk dihet motivet e kësaj ngjarje, por policia po vijon hetimet për të zbardhur autorin ose autorët e mundshëm.