E Diel, 1 Nëntor 2026

Qellohet me arme shtepia plagosen babai e dy vajzat e mitura

BERAT/ Shtepia e Pellumb Hoxhes eshte qelluar me arme ndersa policia ende nuk ka bere te ditura shkaqet dhe autoret e ngjarjes se ndodhur ne oret e vona te nates
Qellohet me arme shtepia plagosen babai e dy vajzat e mitura
Eriola Azizolli
BERAT- Nje 48-vjecar nga nje fshat i rrethit te Beratit eshte plagosur rende gjate mbremjes se te martes ne banesen e tij nderkohe qe lendime pa pasoja per jeten kane marre dhe dy vajzat 9 dhe 11 vjece nderkohe qe policia ende nuk ka te dyshuar per ngjarjen e rende.
Burimet nga policia njoftuan se ne oret e vona te dates 12 prill eshte qelluar me arme gjahu ndaj baneses se Pellumb Hoxhes banor i fshatit Samatic te komunes Kutalli. Si rrjedhoje ka mbetur i plagosur rende kryefamiljari nderkohe qe plage nga perhapja e sacmeve kane marre edhe vajzat e tij te vogla. Familjaret kane derguar menjehere ne spital tre te plagosurit nderkohe qe kryefamiljari i eshte nenshtruar menjehere nderhyrjes kirurgjikale. Mengjesin e djeshem ai u transportua drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes per te marre ndihme me te specializuar. Sipas mjekeve 48-vjecari kishte marre nje plage ne koke dhe disa te tjera ne trup. Plaga ne koke ka qene ajo me problematike cka e kishte renduar gjendjen e tij.
Ne spital kane marre ndihme mjekesore edhe dy vajzat e mitura te moshes 11 dhe 9 vjec. Sipas mjekeve ato kishin pesuar lendime te lehta pasi ishin prekur shkarazi nga sacmet e armes se zjarrit te perdorur nga autori. Pas mjekimit vajzat jane larguar drejt shtpeise.
Sipas deshmise se dhene ne polici mesohet se ngjarja ndodhi rreht ores 2200 kohe ne te cilen e gjithe familja ka qene ne dhomen e ndenjies. Me arme sipas tyre eshte qelluar nga dritarja e shtepise. Familjaret jane shprehur se nuk kane konflikte me njeri nderkohe qe ne fshat ata merren me bujqesi. Mesohet qe ne polici te jete pyetur edhe djali i shtepise 23 vjec se mos ai ka pasur ndonje konflikt qe me pas ka perfunduar me plagosjen e te atit gjithsesi ende nga policia nuk deklarohen as motive dhe as autore per ngjarjen e ndodhur. Blute kane shoqeruar disa banore te fshatit por pa ndalur asnjerin prej tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›