E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobevenia eksploziv restorantit

TIRANE- Demtohet me lende plasese lokali ne pronesi te nje biznesmeni te njohur ne zonen e Lundres. Autoret e krimit kercenojne me arme rojen duke i vene pistoleten ne koke si dhe e keqtrajtojne dhe i marrin radion dhe telefonin per te mos njoftuar policine dhe pronarin.

Shperthimi shkakton demtimin e nje pjese te lokalit ndersa policia nis hetimin me shoqerimin e disa personave te cilet jane marre ne pyetje nga hetuesit e policise se komisariatit nr.1.

Pronari i lokalit Krenar Tufa u njoftua nga punonjesit e nje furre buke gjithashtu ne pronesi te Tufes qe ndodhet fare perballe restorantit. Shperthimi ndodhi ne oren 0330 te mengjesit kur ne brendesi te restorantit ne pronesi te Krenar Tufes u degjua nje shperthim i fuqishem qe shkaktoi demtimin e plote te pjese se banakut dhe te disa tavolinave ne lokal si dhe disa orendi te tjera te lokalit ne pjesen e restorantit.

Dyshimet e para te policise ne lidhje me ngjarjen lidhen me konkurrencen e lokalit i cili qe prej hapjes se tij sipas burimeve te policise ka njohur rritjen e klienteles. Ne zone sipas burimeve te policise ka disa restorante te cilet kane pasur gjithashtu pune por hapja e lokalit te ri u ka shkaktuar konkurrence te forte.

Nje version tjeter me i besueshem per hetuesit vec konkurrences eshte edhe ajo e nje ngjarjeje qe lidhet me ndonje kercenim apo kerkese per para nga ndonje person i njohur si problematik dhe kontigjent per policine. Policia dyshon se nje mundesi e tille eshte me afer te vertetes. Burime te policise thane per Shekullin se vete i demtuari iu ka pohuar hetuesve per disa persona te cilet kishin drekuar nje dite ne lokal me pronarin ndersa ende nuk dihet se cili ka qene qellimi i tyre.

Nderkaq roja i kercenuar mengjesin e djeshem iu tha hetuesve se perpara shperthimit kishte pare te dilnin nga lokali dy persona trupemedhenj te maskuar. Keta dy persona mesohet se me pare kishin hapur me thyerje deren e jashtme te lokalit dhe pasi kishin hyre brenda kishin hedhur shkujdesshem lenden eksplozive ne lokal.

Roja i lokalit me tej tregoi se personat e kercenuan dhe e keqtrajtuan duke e goditur me sende te forta ne trup dhe ne koke ndersa me pas ishin larguar ne erresire. Policia ka ngritur dyshime konkrete mbi disa persona te cilet po kerkohen me qellim verifikimin e tyre per kete ngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›