Bizneset kunder draftit te amnistise
TIRAN- Amnistia e shume kerkuar deri me tani nga grupet e biznesit rrezikon te humbase qellimin e saj kryesor ate te pastrimit te regjistrave te tatimeve nga debitoret dhe clirimi i kapitaleve te ngrira te bizneseve te cilat nuk mund te futen ne qarkullim per shkak se jane vene ne forma te paligjshme.
Bizneset te cilat me shume se kushdo tjeter kane kerkuar aplikimin e nje amnistie fiskale apo faljen e gjobave dhe detyrimeve te tjera te prapambetura nuk bien dakord me nje pjese te mire te draftit te propozuar. Ato kane kerkuar me shume siguri nga qeveria se nuk do procedohen penalisht apo administrativisht pasi te kene vete deklaruar parate.
Ajo qe i druhet biznesi ka te beje me faktin se nese pasi ai te kete deklaruar te gjitha detyrimet e fshehura deri me tani tatimet mund te organizojne kontrolle te posacme ne nje periudhe te ardhshme dhe duke u bazuar tek keto deklarime te penalizojne biznesin.
Perfaqesuesit e disa prej shoqatave te biznesit si dhe Dhoma e Tregtise dhe Industrise reaguan dje ndaj ketij fakti duke sugjeruar edhe disa ndryshime te tjera ne draftin per faljen e gjobave dhe detyrimeve te tjera te bizneseve.
Biznesi shqiptar eshte njohur me reagimin e fundit te Ministrit te Financave Ridvan Bode kur beri propozimin e projektligjit per Amnistine Fiskale. Shoqatat e biznesit e gjejne me vend te reagojne dhe te shprehin qendrimin e tyre te hapur ndaj asaj cfare ministri ka deklaruar per berjen e amnistise fiskale dhe legalizimin e aseteve pasi nuk mund te ndihen te perfshire si subjekte te ketij ligji nese nuk eshte i garantuar elementi thelbesor i tij garancia pas aplikimit te ligjit.
Permasa e trete kryesore qe duhet permiresuar ne draft-ligj ka te beje me garancite qe ofron ky ligj si per qytetaret shqiptare dhe per bizneset qe falen. Deklarimet vullnetare si te qytetareve dhe te biznesit te mos behen indicie nga organet e specializuara te shtetit per kontrolle selektive - theksuan dje perfaqesuesit e biznesit.
Ne fakt kjo nuk eshte nje kerkese e re e bizneseve. Kreu i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Nikolin Jakaj kerkoi gjate shqyrtimit te ligjit ne Komisionin e Ekonomise percaktimin e qarte ne draft se bizneset nuk do te penalizohen pasi te jene vetedeklaruar.
Nga ana e tyre perfaqesuesit me te larte te Ministrise se Financave sic jane vete ministri Ridvan Bode apo edhe zevendesi i tij Alfred Rushaj kane dhene mesazhe sigurie ndaj biznesit duke theksuar se ata nuk do te perballen me asnje penalitet nese zbatojne dispozitat qe parashikon drafti. Por biznesi nuk eshte i kenaqur me kete garanci verbale dhe kerkon qe ajo te jete e sanksionuar ne ligj. Projektligji per faljen e detyrimeve te prapambetura dhe gjobave ka kaluar tashme ne Komisionet Kuvendore dhe pritet te miratohet ne seance plenare.