Qëllohet me armë zjarri në Lezhë, një person në spital

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në rrethana ende të paqarta. I plagosuri, shtetasi me inicialet D. P., është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.a.b