E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora Hyseni mbetet në arrest shtëpie, ndalohet publikimi i dosjes

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj Vlora Hysenit, person nën hetim nga SPAK.

SPAK kishte paraqitur më 23 shtator 2026 kërkesën për marrjen në pyetje të Hysenit, ndaj së cilës ishte caktuar më herët masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Në përfundim të seancës, GJKKO, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 69, datë 24 shtator 2026, vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata ka vendosur gjithashtu, bazuar në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, ndalimin e publikimit tërësisht ose pjesërisht të vendimit gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›