E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlloi me automatik kushëririn, arrestohet pas katër vjetësh 30-vjeçari

Gjirokastër, 31 korrik NOA Një 30-vjeçar i kërkuar prej katër vjetësh është kapur sot nga policia e Gjirokastrës, informon korrespondentja e agjencisë NOA.

Gëzim Rizvani, 30-vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr 6. Korçë është kapur sot nhga policia pasi Kolegji i Gjykatës së Lartë në Tiranë më datë 26 qershor të vitit 2008, e ka dënuar atë me 5 vjet burgim për veprën penale të Vrasjes me dashje mbetur në tentativë dhe Armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Ngjarja për të cilën u shpall fajtor 30-vjeçari ka ndodhur më datën 12 nëntor të vitit 2005, në vendin e quajtur Ura e Lumit, të qytetit të Gjirokastrës, në anën e lumit Drino në banesat provizore ku rrinë disa familje rome të ardhura nga Korça.

Sipas policisë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta mes këtij Gëzim Rizvanit dhe kushëririt të parë të tij E.Q.

Konflikti ka degjeneruar në rrahje me grushte dhe më pas Rizvani ka marrë një armë zjarri tip-Kallashnikov që e kishte në banesën e tij dhe ka qëlluar në drejtim të kushëririt t E.Q.

Më pas Gëzim Rizvani ka hedhur armën në lumë dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ndërsa E.Q, është transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, pasi ishte i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër më datën 28.09.2006, e ka dënuar 30-vjeçarin me 11 vjet burg.

Por pas apelimit në Gjykatën e Apelit Gjirokastër vendimi nuk ka ndryshuar, pasi kjo gjykatë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Gjatë Apelimit në Kolegjin e Gjykatës së Lartë Tiranë, u mor vendimi për uljen e dënimit dhe ta dënonte Rizvanin me 5 vjet burg.

Kapja e të kërkuarit u krye në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Specialistëve dhe Agjentëve të Sektorit Operacional në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në lagjen 18 shtatori të rrethit Gjirokastër, në një lokal pasi kishte ardhur tek familja e tij që banon aktualisht tek Ura e Lumit.

k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›