Aksidentet, Policia: Situata shqetësuese, do të ndëshkojmë maksimalisht shkelësit

Tiranë, 31 korrik NOA Aksidentet e ndodhura ditët e fundit në rrugët e vendit të cilat kanë numëruar më shumë se 14 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur ka detyruar Policinë e Shtetit të reagojë ashpër me masat e saj, ndërsa sipas saj sërish situata mbetet shqetësuese.
Policia e Shtetit nëpërmjet zëdhënësit të saj Klodian Branko ka bërë të ditur sot se Policia Rrugore prej disa ditësh ka kaluar në shërbim të përforcuar, duke shtuar prezencën e saj në akset rrugore, e mbështetur dhe nga policia e rendit dhe e forcave lëvizëse operacionale.
Janë ngritur disa grupe Taskë Forcë, të drejtuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore për të operuar në të gjithë territorin e vendit. I është dhënë kompetencë Patrullave të Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të operuar në fushën e qarkullimit rrugor deklaroi zëdhënësi i dikasterit blu, Klodian Branko.
Më tej Policia e Shtetit deklaroi faktin se në dy muajt e fundit nëpërmjet pikave të kalimit kufitarë kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria 579 540 automjete, ose 133 mijë automjete më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Kështu policia u kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve, përdoruesve të rrugës, të zbatojnë me rigorozitet normat e sjelljes së Kodit Rrugor, të ndërgjegjësohen për pasojat e rënda që sjell mos zbatimi i këtyre rregullave për ta, pasagjerëve apo qytetarëve të tjerë.
Drejtuesit e automjeteve duhet të ulin shpejtësinë gjatë drejtimit të mjeteve, të mos përdorin automjetin nën efektin e alkoolit, të përdorin rripat e sigurimit dhe kaskat mbrojtëse për të minimizuar sa më shumë të jetë e mundur aksidentet dhe pasojat e tyre.
Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë maksimalisht drejtuesit a automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë këtij shtatë mujori janë vendosur rreth 355 mijë gjoba dhe janë hequr rreth 6 mijë patenta, 70% e të cilave janë hequr për shpejtësi përfundoi Branko.
k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")