E Diel, 1 Nëntor 2026

Qelloi vellezerit se tentuan tearratiseshin me not arrestohet

TIRANE- Eshte arrestuar sot ne Itali ish komandanti i postes kufitare ne Velipoje i cili 20 vite me pare qelloi me arme dy vellezer te cilet po tentonin te arratiseshin me not.

Policia e shtetit njofton sot se Besnik Zykaj i njohur ndryshe si Bino Binaj 49 vjec eshte arrestuar nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana ne Firence te Itali me qellim ekstradimin e tij drejt Shqiperise.

Ndaj Zykajt rendon nje krim te cilin e ka kryer ne moshen 29 vjece kur ishte ne postin e komandantit te postes kufitare ne Velipoje. Besnik Zykaj ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Shkodres e kishte denuar me burg perjete ne vitin 1996.

Shtetasi Bino Binaj eshte shpallur fajtor pasi me date 19.05.1990 kohe ne te cilen ai ishte me detyre komandant i postes kufitare ne Velipoje ka vrare me arme zjarri shtetasin Vate Beqi si dhe ka plagosur rende vellain e tij shtetasin Gjeke Beqi gjate nje tentative te tyre per tu arratisur me not nga plazhi i Velipojes thuhet ne njoftimin per shtyp te Policise se Shtetit. Arrestimi i tij i cili ka ardhur si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Romen eshte bere nje jave me pare ne Firence.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›