E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllon me armë zjarri drejt servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga një 18-vjeccar pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një dyqani servis celularësh në Kamëz, i cili në atë moment ishte i mbyllur.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndjekjen e autorit të dyshuar. Rreth 3 km larg vendit të incidentit, policia ka arritur të kapë dhe shoqërojë shtetasin R. M., 18 vjeç.

Deri në këtë moment, nuk raportohen persona të lënduar apo dëmtime fizike tek qytetarët.

Ndërkaq, grupi hetimor i Policisë po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit, për të gjetur motivin e veprës si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›