E Diel, 1 Nëntor 2026

Qelluan me arme kapen nga maqedonasit 2 gjahtare

23/10/2010Policia shqiptare mohon te kete pasur shkembim zjarri mes paleve 2 shtetasit ne Oher

POGRADEC- Dy gjahtare nga qyteti i Pogradecit Iliaz Xhemollari dhe Artan Tabaku te cilet kishin qene duke gjuajtur ne vijen kufitare Shqiperi-Maqedoni u ndaluan nga policia maqedonase me pretendimin se dy gjahtaret kishin kaluar kufirin shqiptar dhe kishin hyre ne token e tyre gje qe ende nuk eshte vertetuar plotesisht pasi gjithcka do te sqarohet pas takimit te dy policive respektive kufitare te dy vendeve fqinje.

Ngjarja

Mesohet gjithashtu se dy gjuetaret e permendur me siper jane diktuar nga patrulla kufitare e policise maqedonase ne kohen kur dy gjahtaret ishin duke gjuajtur. Krismat e armeve te tyre te cifteve kishin terhequr vemendjen e Policise Kufitare maqedonase ku edhe keta te fundit mendohet qe te jene pergjigjur me zbrazje armesh por ne ajer me qellim per te ndalur dy gjahtaret. Zyrtarisht shkrehja e armeve nga ana e policia maqedonase nuk eshte pohuar por banore te fshatrave buze kufirit kane pohuar se jane degjuar krisma por pa percaktuar nese te shtenat kane qene vetem nga ana e gjahtareve apo edhe nga ana e policise maqedonase. Gjithcka mbetet te sqarohet pas takimit te dy policive kufitare dhe pas marrjes ne pyetje te dy gjahtareve. Megjithate ajo cka eshte pranuar nga burime te policise ka te beje me faktin se dy gjahtaret e gjendur perballe Policise Kufitare maqedonase jane dorezuar pa asnje lloj rezistence madje pa tentuar te largohen nga vendi i ngjarjes cka ben te dyshimte veprimet e policise maqedonase nese dy shqiptaret ishin ne vijen kufitare apo ne brendesi te tokes maqedonase. Burime te policise se Pogradecit bene te ditur se gjithcka kishte ndodhur ne oret e para te mengjesit rreth ores 06.00. Aktualisht dy gjahtaret nga Pogradeci ndodhen te ndaluar ne piken e kalimit kufitar te Ohrit. Ne lidhje me kete ngjarje ka reaguar edhe Policia e Shtetit e cila ka dhene shpjegime mbi kete ngjarje. Sipas zedheneses se Policise se Shtetit Klejda Plangarica Ngjarja ka zene fill ne oren 06.00 te mengjesit ne vijen e kufirit ne zonen Alarup - Mal i Thate ku shtetasit Iliaz Xhemollari dhe Artan Tabaku banues ne Pogradec teksa kishin dale per gjueti ishin konstatuar nga patrulla e policise maqedonase e cila ka bere dhe ndalimin e tyre. Dy gjuetaret tha Plangarica nuk kishin bere asnje rezistence. Te njejtet burime vune ne dukje se ne vendngjarje kane shkuar patrullat e Drejtorise rajonale te Kufirit dhe Migracionit Korce te cilat kane kryer dhe verifikimet perkatese. Nga verifikimet e kryera rezulton se nuk ka pasur shkembim zjarri nenvizoi zedhenesja e policise se shtetit. Nga te njejtat burime u be e ditur gjithashtu se dy shtetasit shqiptare gjenden ne qytetin e Ohrit ne Maqedoni ne piken e kalimit kufitar te Shen Naumit. Po keshtu dje eshte mbajtur nje takim per sqarimin e plote te rrethanave mes perfaqesuesve te Policise Kufitare shqiptare dhe asaj maqedonase. Gjithsesi deshmia e dy gjahtareve do te jete ajo qe do te hedhe drite te plote mbi kete ngjarje mes dy vendeve fqinje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›