E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Qëlluan me armë zjarri drejt makinës sime”, qytetari telefonon policinë, çfarë ndodhi në Shkodër gjatë natës

Një qytetar ka kallëzuar në polici mbrëmjen e 18 nëntorit se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Stom Golem, të Shkodrës.

Policia njofton se mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër dhe ka denoncuar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Shtetasi S.K dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. Nuk janë shkaktuar dëme materiale në automjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›