Qemajl Mustafa më i votuari në PDK-në e Gjilanit

Kuvendi i katërtë zgjedhor i degës së PDK-së ka përfunduar tek pas 12 orësh.
Nga rezultatet e para del se Qemajl Mustafa është më i votuari me 103 vota, pastaj prijnë Bajram Isufi me 102 vota, Bujar Nevzati me 102 vota, Zenun Pajaziti me 100, Sabedin Kadriu me 100 vota, kurse Izmi Zeka ka marrë vetëm 82 vota, transmeton koha.
Kuvendi i katërtë zgjedhor i degës së PDK-së në Gjilan pas një maratone të gjatë mbi 13 orë ka përfunduar punimet vonë pas mesnate. Edhe numërimi i votave u ka marrë shumë kohë komisionit.
Ibrahim Salihu anëtar i komisionit zgjedhor brenda PDK-së tha se mbrëmë është zgjedhur Këshilli drejtues i degës së PDK-së prej 71 anëtarëve, derisa 22 delegatë më të votuar shkojnë automatikisht edhe delegat në qendër, kurse së shpejti pritet që Këshilli Drejtues edhe ta zgjedhë kryesinë e degës e cila pastaj e zgjedhë edhe kryetarin tha Salihu./Indekosnline/