E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së, në mbledhjen e mbajtur të shtunën mbrëma, nuk i ka pranuar kërkesat e partisë opozitare LSDM për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale në muajin mars.

Partia në pushtet ka ftuar opozitën që të kthehen në Kuvend dhe përmes dialogut në Parlamentin e Maqedonisë së bashku të gjejnë zgjidhje për ambientin politik në vend.

Pas mbledhjes, partia e cila udhëhiqet nga kryeministri, Nikolla Gruevski ka dal me vlerësimin se, në muajin mars nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse në Maqedoni në periudhën prej 6 viteve tri herë janë mbajtur zgjedhje parlamentare, kurse zgjedhjet e fundit të cilat i fitoi kjo parti kanë qenë të lira dhe demokratike, transmeton Ina.

VMRO-DPMEN e përshëndet idenë e SHBA-ve dhe faktorëve tjerë ndërkombëtar të cilët paralajmëruan se do t’i monitorojnë zgjedhjet lokalë që do mbahen në muajin mars.

Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, për më 24 mars nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, LSDM-ja përmes një kumtese për mediat ka kërkuar që pushtetit të organizojë bashkë me lokalet edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›