Superliga Tirana frenon arratine e Dinamos

Dinamo kaloi e para ne avantazh. Tirana permbysi gjithcka ne pjesen e dyte te takimit.
Tirana ne derbin numer 133 ia doli qe te ndalte vrapin e Dinamos duke barazuar 1-1 ne takimin e vlefshem per javen e 7 te Superliges te luajtur ne Qemal Stafa. Ne takimin fundit qe u zhvillua ne kete impiant debutoi ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede. Nderkohe qe ne tribunen VIP te stadiumit Qemal Stafa ishte edhe trajneri i kombetares Josip Kuzhe qe rikthehet keshtu ne ndjekje direkt nje ndeshjeje pas problemit kritik shendetesor qe kaloi cka e la edhe larg kombetares ne dy kualifikueset e muajit tetor me Bosnjen dhe Bjellorusine. Trajneri Kuzhe eshte shfaqur mire madje ka folur edhe per gazetaret duke konfirmuar gatishmerine e tij shendetesore dhe profesionale per te vijuar drejtimin e kuqezinjve duke qene ne stolin kuqezi qe ne miqesoren e aferme me Maqedonine qe do te luhet ne Korce. Ne ate takim nuk mungonte as presidenti i Republikes Bamir Topi nje tifoz i Tiranes por edhe ministri i Financave Ridvan Bode prane Skenderbeut te Korces.
Formacionet
Trajneri i ri Dede kishte mundur te modifikonte shume gjera ne formacionin e tij. I tille ishte spostimi para mbrojtjes ne rolin e nje mesfushori shkaterrues te Tefik Osmanit i cili levizte ne te dyja repartet. Rikthim ne mesfushe shenonte Sabien Lilaj qe krah Mukes duhej te organizonte manovren sulmuese te bardhebluve qe perfundonte ne maje me dyshen Pejic-Plaku. Pas tyre si nje elektron i lire funksiononte Zizovic i cili dukej sikur asnjehere nuk u fut ne loje. Ne porte luajti Ilion Lika nje ish-lojtar i Dinamos ndersa dyshen e qendres e formoi dyshja Dushku-Silaigalis dhe ne krah luajti Andi Lila si i djathte dhe Gozdenovic si i majte. Ne kahun tjeter Dinamo kunderpergjigjej me nje mesfushe me solide edhe pse me me pak lojtare ne kete repart ku Allmuca dhe Orelesi duhet te shkaterronin qe ne nisje manovren sulmuese te bardhebluve duke ua lehtesuar punen kater mbrojtesve ne vije te drejte ku Pisha dhe Amburet ne qender Erion Xhafa ne te djathte dhe Putincani ne te majte formojne nje gardh te pakalueshem per kundershtarin te cilin e mbajne larg portes se mbrojtur nga Alban Hoxha qe ka lene serish ne stol Isli Hidin e kombetares. Sulmi dinamovit eshte ne doren e Martinenes dhe te Elis Bakajt qe asistohen fuqishem nga e djathta e mesfushes prej Gjergji Muzakes.
Kronika
Kryesuesja e kampionatit dhe kampionia ne fuqi Dinamo realizoi e para kur sulmuesi argjentinas Nestor Martinena shenoi nje eurogol ne minuten e 17-te gol qe e coi ate ne kuoten e pese golave sezonale dhe e barazoi me shokun e tij te ekipit Elis Bakaj ne krye te golashenuesve te Superliges. Duhej te vinte minuta e 53-te qe trajneri Dede te bente ndryshimin e pare ne skuadren e tij pikerisht ne mesfushe. Nxjerr nga loja boshnjakun Zizovic dhe fut ne vend te tij Karabecin me shpresen per ti dhene me shume frymemarrje Tiranes qe tashme duhet te ndertoje dhe sulmoje me shume ne kerkim te barazimit. Loja e Tiranes tashme orientohet tek krosimet e larta per te gjetur koken e shtatlarteve Pejic Osmani etj. Dhe ne nje menyre te tille del ne drite edhe goli i barazimit ne minuten e 53-te ku goditja e denimit ekzekutuar nga Muka eshte grushtuar keq nga portieri Hoxha kthehet serish prej tij ne loje dhe aty gjendet Osmani qe e shtyn sferen ne rrjete. Dy trajneret bene zevendesime te tjera Tirana perforcoi kualitetet ne sulm me 3 lojtare te mirefillte ne kete rol Plaku-Pejic-Bushi. Pak minuta me pas Pejic iu afrua golit por ka qene shtylla ajo qe e ka ndalur kroatin bardheblu ne minuten e 73-te. Dinamo largon Muzaken ne hije ne pjesen e dyte duke ftuar ne aksion Vilen qe vjen pas nje demtimi. Megjithate pavaresisht se u krijuan disa raste te tjera per konkludim sidomos ne favor te Tiranes barazimi nuk ndryshoi. Ne fund te takimit Pero Pejic humbi edhe nje tjeter shans shenimi.